INFORMACION I RËNDËSISHËM MBI MORRIN E KOKËS
Morrat e kokës janë të vegjël (2.0 deri në 4.7 mm), insekte pa krahë me një profil të rrafshuar, të cilët jetojnë në lëkurën e kokës së njeriut. Ata ushqehen ekskluzivisht me gjak. Trupi i sheshtë i parazitit, i mbuluar me fije të forta, është në ngjyrë gri. Morri lëviz përgjatë qimes së flokut duke përdorur tre palë gjymtyrë. Në të gjitha këmbët ata kanë thonj, të cilët së bashku me një proçes të vecantë të ngjashëm me gishtin, formojnë një aparat kapës të fortë. Segmentet e trungut dhe të abdomenit janë të pajisura me vrima ajrimi- aparati i frymëmarrjes së morrit.
Për shkak të përmasës së morrit dhe ndërtimit të aparatit të frymëmarrjes , parametri kyç i një trajtimi efikas është përhapja e shpejtë dhe e njëtrajtshme. Falë formulës inovative të siguruar nga teknologjia e efektit-o®, Pipi® NITOLIC® është efikas kundrejt morrave dhe vezëve (thërrijave).
Cikli i jetës së morrit të kokës
lëshimi i vezëve
çelja e embrioneve
zhvillimi i embrionit
(3 faza)
riprodhimi
lëshimi i vezëve
fundi i jetës natyrale
SUBSTANCA E NGJASHME ME ÇEMENTON
Thërrijat janë vezët e morrave të ngjitura në qimen e flokut me anë të një substance të ngjashme me çementon. Thërrijat janë rreth 0.8 mm të gjata, janë ovale dhe të zgjatura, me një ngjyrë gri në perlë dhe kanë një mbulesë të vecantë ne lëvozhgën e vezës, të cilin morri i ri e heq kur çel.
NITOLIC® eleminues i vezëve
NITOLIC® Eleminues i vezëve shkrin substancën e ngjashme me çementon dhe e bën eleminimin e vezëve më të lehtë gjatë krehjes .
Mbijetesa e vezëve jashtë mbartësit
Morri është i lidhur kaq fort me mbartësin e tij sa që do të vdiste jashtë trupit të njeriut brenda 24-48 orëve. Sidoqoftë, vezët mund të jetojnë jashtë mbartësit deri në I4 ditë. Prandaj, në mënyrë që të eleminohen morrat e kokës, është e rëndësishme për të patur një qasje gjithëpërfshirëse e cila është e siguruar nga Pipi® NITOLIC®.
Shtuesi larës i rrobave NITOLIC® parandalon shpërndarjen e morrit të kokës.
Si shpërndahet morri i kokës
Morrat jetojnë vetëm në kokat e njerëzve. Ata nuk mund të kërcejnë ose të fluturojnë dhe nuk mbarten nga kafshët shtëpiake.Morri i kokës shpërndahet me anë të kontaktit, ata thjesht zvarriten kur koka mbi të cilën ata po jetojnë bie në kontakt me kokën e një personi tjetër. Mundësi të tilla janë të shumta në këndet e lojrave, aktivitetet e kohës së lire dhe në kampe. Njerëzit mund te infestohen nga morrat e kokës edhe në shkollë ku morrat kanë një mundësi të mirë për t’u përhapur. Shpesh infestimet ndodhin me anë të përdorimit të përbashkët të krëhërave, furçave dhe lidhëseve të flokëve, jastiqeve, peshqirëve, kapeleve, shalleve dhe rrobave.
Për të siguruar eleminimin e plotë të morrave, trajtimi duhet të administrohet në të njëjtën kohë tek të gjithë pjestarët e familjes/ shokëve të cilët mund të kenë rënë në kontakt me individët e infestuar.
Zbulimi i morrave të kokës, hap pas hapi
Ne përqëndrojmë kërkimin në gjetjen e insekteve të gjalla, të cilat po lëvizin në
kokë.
Ajo që na duhet është:
Krëhër i zakonshëm
Krëhër me dhëmbë të imët për të hequr morrat dhe vezët
Copa të bardha
Ndriçim i mirë
Rreth I5 minuta për të kontrolluar flokë me gjatësi mesatare
Rreth I orë për të kontrolluar flokët e gjatë dhe të dendur.