NE PO THYEJMË TABUNË
Pyetje shqetësuese
të hapur∨
Një pickim i morrit shkakton një kruarje të pakëndshme ,irrituese dhe një ndjesi djegieje të lëkurës. Kjo vështirëson përqëndrimin dhe shkakton rezultate më të këqija në të mësuar. Kruarja e vazhdueshme e kokës është shkak për acarimin e lëkurës dhe infeksioneve bakteriale. Pështyma dhe jashtëqitjet e parazitit mund të shkaktojnë një reaksion alergjik i cili shfaqet si eritemë në pjesën e pasme të qafës dhe ndryshime të lëkurës pranë hundës dhe gojës. Infestimi me morra ka pasoja negative si në aspektet personale ashtu dhe sociale. Ai shkakton një stres të fortë në individët e infestuar dhe vetëdijes së perceptimit negativ të infestimit me morra nga mjedisi rrethues.
të hapur∨
Kruarja e kokës mund të ndodhë, por nuk ka pse të jetë një shenjë e infestimit me
morra. Për më tepër, jo të gjithë individët e infestuar me morrat e kokës provojnë
kruarje. Kruarja e kokës mund të ketë disa shkaqe:
I. Gjatë shpimit në lëkurë një morr fut pështymën e tij në plagë, e cila shkakton
një kruarje irrituese dhe ndjesi djegieje,
2. Pështyma dhe jashtëqitjet e parazitit mund të shkaktojnë zhvillimin e një
reaksioni alergjik, i cili rrit ndjesinë e djegies së lëkurës dhe kruarjen. Në
individë të ndjeshëm, të prirur për alergji, një skuqje e dukshme mund të ndodhë
në vijën e flokëve dhe prapa veshëve,
3. Mendimi i pranisë së shumë parazitëve në kokë shkakton kruarje spontane të
kokës.
të hapur∨
I. Morrat e kokës jetojnë vetëm në kokat e njerëzve.
2 Parazitët nuk mund të kërcejnë ose të fluturojnë.
3. Thërrijat nuk mbarten nga njerëzit tek kafshët.
Morrat e kokës përhapen nga kontakti i afërt. Për të lëvizur nga një kokë në një
tjetër, flokët e dy personave duhet të bien në kontakt . Mundësi të tilla janë të
shumta në këndet e lojrave, aktivitetet e kohës së lire dhe në kampe. Njerëzit
mund të infestohen nga morrat e kokës edhe në shkollë ku morrat kanë një mundësi
të mirë për t’u përhapur. Shpesh infestimet ndodhin me anë të përdorimit të
përbashkët të krëhërave, furçave dhe lidhëseve të flokëve, jastiqeve, peshqirëve,
kapeleve, shalleve dhe rrobave.
të hapur∨
Mënyra më e mirë është kontrolli i rregullt dhe krehja e flokëve me një krehër me dhëmbë të imët dhe gjetja e drejtpërdrejtë e morrave dhe thërrijave në flokë. Vëmendje i duhet kushtuar edhe skalpit. Infestimi me morra shoqërohet me skuqje lokale të lëkurës në kokë - veçanërisht prapa veshëve dhe në vijën e flokëve; mund të shfaqen papule të vogla dhe zhveshje lëkure, të zhvilluara për shkak të kruarjes së lëkurës.
të hapur∨
Për fat të keq, kjo nuk është e mundur. Është vlerësuar se pothuajse çdo fëmijë në moshë parashkollore dhe shkollore ka të paktën një infestim me morra. Morrat nuk janë përzgjedhës, ato infestojnë pa dallim flokët e pastër e të çrregullt, të shkurtër dhe të gjatë, kaçurrela dhe të drejtë, pavarësisht nga ngjyra. Nëse dikush në mjedisin e fëmijës është i infestuar me morra, mundësitë janë të larta që fëmija juaj do të ketë morra. Prandaj, flokët e fëmijës duhet të kontrollohen rregullisht dhe të krihen me një krëhër me dhëmbë të imët, dhe në rast të gjetjes së morrave, trajtimi duhet të fillojë menjëherë, përpara se numri i parazitëve të rritet.
të hapur∨
Jeta e parazitëve të tillë si morrat është i lidhur ngushtë me njeriun-mbartësin. Nëse morrat dalin jashtë kokës së individit të infestuar, ata mund të mbijetojnë jashtë trupit të njeriut për 24-48 orë dhe pastaj ngordhin. Infestimi me morra është i mundur nëpërmjet përdorimit të përbashkët të krëhërave, furçave, lidhëseve të flokëve, jastiqeve, peshqirëve, batanijeve, kapeleve, shalleve dhe veshjeve.
të hapur∨
Morrat transferohen më shpesh përmes kontaktit të drejtpërdrejtë nga një kokë e njeriut në një tjetër. Kontaktet të tilla janë më të zakonshme në shkollë. Megjithatë, morrat mund të merren kudo dhe nga të gjithë, psh në terrenet sportive, kampet, por edhe në vende të mbushura me njerëz, p.sh. në tramvaj, autobus ose tren.
të hapur∨
Jo. Larësi i flokëve nuk është i dobishëm në rastin e infestimit me morra. Si thërrijat ashtu dhe parazitët e rritur mund të përballojnë mirë edhe një zhytje në ujë dhe efektin e një shampoje standarde.
të hapur∨
Filloni trajtimin menjëherë. Në mënyrë që të bëni efikase heqjen e morrave, është mirë që të kryeni trajtimin në të njëjtën kohë tek të gjithë personat në mjedisin përreth, të cilët mund të bien në kontakt me parazitët. Megjithatë, kafshët shtëpiake nuk duhet të trajtohen - ato nuk infestohen me morrat e njeriut. Apartamenti duhet të pastrohet, sepse morrat mund të mbijetojnë jashtë kokës së njerëzve edhe për dy ditë - në carçafë, batanije, veshje, dyshekë. Gjërat, të cilat nuk mund të lahen, p.sh. kuvertat, lodrat prej pellushi etj, duhet të jenë të mbyllura fort në qese plastike për disa ditë. Thërrijat, megjithatë, mund të mbijetojnë edhe dy javë jashtë mbartësit. Prandaj vendet ku mund të jenë të pranishme flokët e një personi të infestuar, të tilla si qilima, kolltuqe dhe divane (gjithashtu tapiceri makine), duhet të pastrohen me vakum. Të gjitha pajisjet e flokëve në tualet (furçat, krëhërat, lidhëset e flokëve, etj) duhet të hidhen dhe duhet të blihen të reja.
të hapur∨
Menjëherë. Një procedurë efikase e heqjes së morrave nuk do të thotë fitim
rezistence ndaj një pushtimi të radhës nga parazitët. Gjetja e morrave të gjalla
pas trajtimit do të thotë se procedura e heqjes së morrave ishte e paefektshme.
Shkaqet variojnë:
I. Rezistenca e morrave ndaj përgatitjes së aplikuar.
2. Aplikimi i sasisë së pamjaftueshme të përgatitjes së eliminimit të morrave. Një
situatë e tillë mund të ndodhë në rastin e flokëve të gjatë dhe të trashë.
Procedura duhet të përsëritet më pas në mënyrë rigoroze sipas udhëzimeve të
prodhuesit.
3. Ri-infestimi me morra. Vlen të kontrollohen flokët e të gjithë anëtarëve të
familjes, për të përjashtuar një mundësi të tillë.